Franco Foda, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, ka liruar nga grumbullimi Edon Zhegrovën dhe Veldin Hoxhën. Lajmin e bëri të ditur FFK-ja të dielën, dy ditë përpara ndeshjes në udhëtim kundër Irlandës.
Zhegrova është lënduar dhe nuk mund të jetë i gatshëm për përballjen me Irlandën. Hoxha, ndërkaq, është i pezulluar pasi mori karton të kuq si pasojë e dy kartonëve të verdhë në ndeshjen e një dite më parë ndaj Izraelit.
Të lidhura
None found
Kosova barazoi pa gola me Izraelin të shtunën në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.





