Pa një titullar të rëndësishëm dhe me një dilemë në sulm, ja si rreshtohet Shqipëria Juventus në rang drejtuesish është shumë ndryshe në krahasim me 1 vit më parë, por disa prioritete nuk ndryshojnë, sidomos nëse ati e kanë emrin Hakan Calhanoglu. Që në janar, klubi bardhezi kishte studiuar disponibilitetin e mesfushorit që në muajt e verës u tundua nga ideja për t’u larguar nga Interi edhe pse për një rikthim të mundshëm në Turqi.
Dhjetë muaj më vonë, në Torino skenari ndryshoi përsa i përket stafit, tani skuadra drejtohet nga Giovanni Carnevali i. ndihmuar nga Frederic Massara, por Calhanoglu mbetet një ide e fiksuar në mendjen e juventinëve. Në muajin qershor skadon kontrata e futbollistit me zikaltrit, por nëse nuk do të ketë një akord mes palëve, mes ofertave që do të vinin në drejtim të 33 vjeçarit është edhe ajo bardhezi por me kushtin që Juventusi që të kualifikohet në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm
Sigurisht që Calhanoglu ka si prioritet bisedimet e rinovimit me Interin dhe po ashtu edhe vetë klubi dëshiron të zgjasë kontratën. Skadenca e re do të ishte viti 2029, por për momentin ka diferencë mes shifravve; tani turku përfiton 6.5 milionë euro neto plus bonuse dhe kërkesa e Oaktree për binomin Marotta-Baccin është ai që të ofrohet një pagë fikse më e ulët duke manovruar më shumë me variablat. Gjithsesi ndjesia është se nga të dyja palët ka optimizëm për firmën
Por sipas ‘Tuttosport’ nëse diçka shkon keq, Juventus është gati t’i ofrojë një pagë pranë asaj të Yildiz(6 milionë euro në sezon) për të përsëritur strategjnë e tentuar verën e kaluar me Bernardo Silvën që më pas u transferua te Reali i Madridit duke shpresuar që këtë herë përfundimi të jetë më i mirë.
Top Channel