SHBA-të planifikojnë të tërheqin rreth 5,000 ushtarë nga Evropa, kryesisht nga Gjermania

15 Nëntor 2026 | 10:27

Ulja e numrit të ushtarëve amerikanë në të gjithë Evropën, e kryer nga administrata e Presidentit Amerikan Donald Trump, do të jetë më e vogël nga sa kishin frikë aleatët evropianë dhe pritet një tërheqje totale prej rreth 5,000 ushtarësh , raportoi sot Bloomberg, duke cituar burime të informuara mirë.

Burimet deklaruan se pjesa më e madhe e reduktimit prej 5,000 ushtarësh do të zbatohet për Gjermaninë, ndërsa vendet evropiane, anëtare të NATO-s, kishin frikë se Pentagoni mund të tërhiqte deri në 25,000 ushtarë nga një total prej rreth 80,000 ushtarësh amerikanë të vendosur në Evropë.

Burimet deklaruan gjithashtu se vendimi përfundimtar do të merret nga Trump, i cili ka kritikuar ashpër vazhdimisht anëtarët evropianë të NATO-s për mosndihmë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit në luftën kundër Iranit.

Nënsekretari i Mbrojtjes i SHBA-së për Çështjet e Politikave, Elbridge Colby, pritet t’i paraqesë Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegsett, një raport zyrtar mbi ndryshimet e propozuara.

Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën dhe kreu i Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali Alexus Grinkevich, i ofroi ekipit të Colby-t disa skenarë të mundshëm për t’u marrë në konsideratë në shtator.

Hegseth pritet t’i japë rekomandimet përfundimtare Trump më 1 dhjetor.

“Amerika nuk mund të shqetësohet për mbrojtjen e Evropës më shumë se aleatët tanë, as të ndajë më shumë para për të”, u tha Hegseth aleatëve të NATO-s në fillim të këtij viti, kur njoftoi një rishikim të numrit të trupave amerikane në Evropë.

Operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit janë mbështetur kryesisht në bazat ushtarake evropiane dhe aftësinë për të fluturuar mbi territorin e vendeve aleate.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kaosi në trafikun ajror në SHBA vazhdon, anulohen mbi 16,000 fluturime, mijëra pasagjerë në pritje

Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhduan edhe sot, pas një mosfunksionimi të madh në sistemin e kontrollit të trafikut ajror....
09:32 | 15/11/2026

Zakharova: Evropa do të ishte më e sigurt pa NATO-n

Evropa do të ishte më e sigurt pa NATO-n, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke e krahasuar aleancën ushtarake me...
09:27 | 15/11/2026

Ushtria izraelite eliminon komandantin e lartë të Hamasit, vritet udhëheqësi i brigadës në Rafah

Ushtria izraelite njoftoi se kreu një sulm ajror ndaj komandantit të lartë të krahut ushtarak të Hamasit në Rripin e Gazës, ndërsa burime nga Hamasi...
08:15 | 15/11/2026