Juventus-Calhanoglu, një interes 1-vjeçar, bardhezinjtë vazhdojnë të shpresojnë Kosova do të mbyllë këtë edicion të Nations League me sfidën ndaj Irlandës që do të luhet në Dublin.
Dardanët do të shkojnë në këtë ndeshje me dy mungesa, atë të Edon Zhegrovës dhe Veldin Hoxhën të cilët janë lejuar nga trajneri Franco Foda të largohen nga grumbullimi.
Zhegrova e ka lënë skuadrën e Kosovës për shkak të një dëmtimi që nuk e lejon të jetë gati për ndeshjen me Irlandën me futbollistin që pritet të kthehet së shpejti në Torino.
Përsa i përket Veldin Hoxhës, ai u largua nga grumbullimi për arsye skualifikimi pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Izraelit. Kosova aktualisht është në vendin e dytë në grupin e saj dhe në ndeshjen me Irlandën do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv në mënyrë që të vulosin këtë pozicion që i mundëson pjesëmarrjen në playoffin për ngjitjen në Ligën A të Nations League.
Top Channel