“Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta. Ka momente kur rrethanat të thonë të ndalesh, por vullneti të kujton pse u nise.”, ka qenë ky mesazhi I kryebashkiakut Erion Veliaj këtë të dielë për pjesmëarriësit e edicionit të dhjetë të Maratonës së Tiranës. Një mësazh që duket se kryebashkiaku ia atribuon dhe vetes së tij, pas shkarkimit si kryetar I Partisë Socialiste për Tiranës gjatë asamblesë të thirrur nga kryeministri Edi Rama. Dhe pse jo mënyrë të drejtëpërdrejtë, por në një mesazh drejtuar garuesve të maratonës, Veliaj shkruan se çdo kush duhet të besoj tek forca e tij. “Mos u dorëzo, beso te forca jote dhe vazhdo përpara! Sepse, siç është e rëndësishme të mbërrish në finish, po aq është edhe të mos heqësh dorë nga rrugëtimi yt.”, thekson kryebashkiaku. Të shtunën në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të PS, Kryeministri Rama shkarkoi Erjon Veliajn nga drejtimi i PS-së së Tiranës, dhe për herë të parë tha publikisht se pretendimet e kryebashkiakut se e ka kërcënuar, janë të sajuara.