Incident në BBVK- Olechka humb durimin, e rrëzon nga krevati Nichin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Incident në BBVK- Olechka humb durimin, e rrëzon nga krevati Nichin

    Insajderi
    15 November 2026 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Situatat në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova duket se po tensionohen gjithnjë e më shumë.

    Një moment i ndodhur mbrëmjen e kaluar, pasi u fikën dritat dhe banorët u shtrinë për të fjetur, ka shkaktuar reagime të shumta.

    Nichi duket se zuri krevatin e Olechkës dhe refuzoi të largohej prej tij. As përpjekja e Fuegos për ta larguar, duke i hedhur ujë, nuk pati rezultat.

    Në një moment, Olechka duket se humbi durimin. Ajo kapi çarçafin dhe e tërhoqi me forcë, duke marrë me vete edhe Nichin, i cili përfundoi në tokë. Pas kësaj, ai u largua nga krevati.

    Ngjarja u komentua gjerësisht nga ndjekësit në rrjetet sociale.

    Disa e përgëzuan Olechkën për reagimin, ndërsa të tjerë menduan se veprimi i saj ishte i tepruar. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark