E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

U shkarkua si kreu i PS në Tiranë, Veliaj nga burgu: Rruga ka sfidat e veta, mos u dorëzo!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të dhënë një mesazh për maratonën që po zhvillohet në kryeqytet.

Mesazhi kryesor që Veliaj ka vendosur të përcjellë është; Mos u dorëzo!

“Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta.  Ka momente kur rrethanat të thonë të ndalesh, por vullneti të kujton pse u nise.  Mos u dorëzo, beso te forca jote dhe vazhdo përpara!”, shkruan Erion Veliaj në postimin në rrjetet sociale.

Ky është reagimi i parë i Erion Veliajt një ditë pas Asamblesë së Partisë Socialiste,  ku ai u shkarkuar nga posti i kryetarit të PS për Tiranën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.