Spahiu nga Shtëpia e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa”: 200 familje kujdestare në kuadër të reformës së deinstitucionalizimit

Sociale | 1 minutë më parë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu, ka ndarë një mesazh nga Shtëpia e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa”.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spahiu thekson rëndësinë e reformës së deinstitucionalizimit dhe zgjerimit të kujdesit alternativ, me synimin për të krijuar më shumë mundësi që fëmijët të rriten në një mjedis familjar të sigurt.

Sipas ministres, në kuadër të kësaj nisme parashikohet përfshirja e 200 familjeve kujdestare, të cilat do të kontribuojnë në ofrimin e kujdesit dhe mbështetjes për fëmijët që kanë nevojë.

“E diela nis në Shtëpinë e Foshnjës ‘Hannah dhe Rozafa’ me vëmendjen te kujdesi dhe mirëqenia e çdo fëmije. Përmes reformës së deinstitucionalizimit dhe zgjerimit të kujdesit alternativ, ku do të përfshihen 200 familje kujdestare, synojmë që më shumë fëmijë të rriten në një mjedis familjar të sigurt, me kujdesin dhe mbështetjen që meritojnë”, shkruan ministrja Spahiu.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme