Këtë të diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Nga orët e para të ditës deri në mesditë parashikohen kthjellime, ndërsa më pas vranësirat do të shtohen dhe do të bëhen mesatare deri të dendura.
Pas mesditës priten reshje shiu me intensitet të ulët, fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht në pjesën tjetër të territorit. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, në zonat e veriut, veriperëndimit, perëndimit dhe jugperëndimit, reshjet mund të arrijnë intensitet mesatar. Herë pas here priten shtrëngata afatshkurtra me shkarkesa elektrike dhe shi i rrëmbyeshëm për periudha të shkurtra.
Të lidhura
None found
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi, me shpejtësi mesatare 8 m/s. Herë pas here ajo mund të arrijë deri në 15 m/s, veçanërisht përgjatë bregdetit dhe në zonat luginore të vendit.
Në dete parashikohet valëzim i forcës 2-4 ballë.








