Kuqezinjtë janë vetëm një hap larg përmbushjes së objektivit. Për vendin e parë Kombëtarja shqiptare do të duhet të marrë vetëm një pikë ndaj Bjellorusisë në sfidën e cila luhet në fushë neutrale në kryeqytetin hungarez, Budapest.
Duke nisur nga ora 18:00 kuqezinjtë do të zbresin në fushë të avantazhuar ndaj një Bjellorusie në letër inferiore. Megjithatë djemve të Maran do t’i mungojë ylli i muajve të fundit, Ernest Muçi.
Stafi mjekësor nuk ka dhënë konfirmimin që 25-vjeçari të zbresë në fushë pas dëmtimit që mori kundër Finlandës Fantazisti i kombëtares, i cili realizoi një supergol kundër Finlandës, është lënë jashtë listës me 23 futbollistë që dorëzohet në UEFA. Bashkë me Muçin, për arsye taktike, trajneri ka vendosur të lërë jashtë Klevi Qefaliajn, ndërsa Ylber Ramadani mungon për shkak kartonësh. Samuele Sina ndërkohë është bashkuar me ekipin U-21.
Sa i përket formacionit, italiani Maran do të ketë vetëm disa ndryshime të detyruara, duke vijuar t’i qëndrojë besnik skemës 3-4-2-1.
Shehu në vend të Ramadanit që nuk është në dispozicion për shkak të kartonëve dhe me shumë mundësi Arbër Hoxha në vendit të Muçit të dëmtuar do të jenë të vetmet ndryshime. Berisha në portë dhe mbrojtja me tre Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj pritet të jetë e njejtë.
Konfirmohen Hysaj dhe Pilo që luajnë në krah në mesfushë, ndërsa në qendër Asllani krah Shehut. Sulmi me tre, Qazim Laçi dhe Arbër Hoxha pritet të mbështesin Rey Manajn.
Edhe pse kuqezinjve do t’i mjaftonte një pikë për të siguruar vendin e parë, Rolando Maran i përjashtoi bërjen e llogarive në fushë, duke pohuar se luhet për fitore.
"Në fakt është kundërshtari që na ka lodhur më tepër në këtë grup. Ka pasur një ecuri të mirë dhe ka vetëm një humbje ndaj nesh. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por jemi gati dhe të vendosur. Kemi krijuar një identitet si skuadër dhe djemtë janë gati për të dhënë maksimumin. Ne utemi në fushë për të dhënë më shumë seç mund të kemi bërë në ndeshjen e kaluar", tha Maran.
Pas 5 ndeshjeve Shqipëria ka akumuluar 12 pikë, 4 fitore dhe një humbje në grupin C1 të Ligës së Kombeve, 2 më shumë se Bjellorusia. Vendi i parë do të thoshte kalim direkt në Ligën B dhe një shans me tepër për Evropianin 2028.
Ylli i kombëtares Ernest Muçi do të mungojë sot në ndeshjen që kuqezinjtë do të luajnë në Hungari kundër Bjellorusisë. Stafi mjekësor i kuqezinjve nuk ka dhënë konfirmimin që 25-vjeçari të zbresë në fushë pas dëmtimit që mori kundër Finlandës.
Fantazisti i Kombëtares, i cili realizoi një supergol kundër Finlandës, është lënë jashtë listës me 23 futbollistë që dorëzohet në UEFA. Bashkë me Muçin, për arsye taktike, trajneri ka vendosur të lërë jashtë Klevi Qefaliajn, ndërsa Ylber Ramadani mungon për shkak kartonësh.
Samuele Sina ndërkohë është bashkuar me ekipin U-21.










Komente
Komento