Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përsëritur qëndrimin e Ankarasë për çështjen e Qipros, duke deklaruar se ishulli përbën një çështje kombëtare për Turqinë dhe se vendi i tij nuk do t’i braktisë turqit qipriotë, pavarësisht rrethanave.
Deklarata e Erdogan vjen me rastin e 43-vjetorit të shpalljes së njëanshme të të ashtuquajturës “Republikë Turke e Qipros Veriore”, më 15 nëntor 1983. Në një mesazh të publikuar në platformën X, presidenti turk uroi përvjetorin, ndërsa përkujtoi të rënët dhe veteranët e palës turke.
“E uroj me gjithë zemër Republikën Turke të Qipros Veriore për 43-vjetorin e themelimit të saj dhe përkujtoj me respekt dëshmorët tanë heroikë dhe me mirënjohje veteranët tanë”, shkroi Erdogan.
Ai iu drejtua gjithashtu turqve qipriotë, duke theksuar se Turqia do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin dhe solidaritetin me ta në çdo fushë.
“Qiproja është çështja jonë kombëtare. Ne kurrë nuk do ta lëmë Qipron vetëm, çfarëdo që të ndodhë”, përfundoi presidenti turk.
Kuzey Kıbrıs Türk Cumhuriyeti’nin 43’üncü kuruluş yıl dönümünü en kalbî duygularımla tebrik ediyor; kahraman şehitlerimizi rahmetle, gazilerimizi şükranla anıyorum.
Dayanışmamızı her alanda daha da güçlendirmeye devam edeceğimiz Kıbrıs Türkü kardeşlerime selam ve muhabbetlerimi iletiyorum.
Kıbrıs bizim millî davamızdır…
Kıbrıs’ı ne olursa olsun asla yalnız bırakmayacağız.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) November 15, 2026
Ndërkohë, në kuadër të përvjetorit, zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yilmaz, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler, dhe drejtues të Forcave të Armatosura Turke, vizituan territoret e pushtuara të Qipros.
Ata u pritën nga udhëheqësi turk qipriot, Tufan Erhürman, në ceremonitë e organizuara me këtë rast.
Pavarësisht festimeve dhe mbështetjes së vazhdueshme nga Ankaraja, entiteti i shpallur në vitin 1983 njihet ndërkombëtarisht vetëm nga Turqia. Këshilli i Sigurimit i OKB-së, përmes rezolutave 541 dhe 550, e ka cilësuar deklaratën e njëanshme të pavarësisë si ligjërisht të pavlefshme dhe u ka bërë thirrje shteteve të mos e njohin atë.
Deklaratat e fundit të Erdogan vijnë vetëm pak ditë pasi ai mbështeti publikisht një zgjidhje me dy shtete për Qipron, duke kërkuar njohjen e barazisë sovrane dhe të statusit të barabartë ndërkombëtar për turqit qipriotë. Ky qëndrim bie ndesh me përpjekjet për një zgjidhje të bazuar në bashkimin e ishullit.
Top Channel