Erling Haaland dhe çështja Manchester City: E kam të vështirë të përgjigjem… Kombëtarja shqiptare zbret sot në fushë përballë Bjellorusisë në ndeshjen e fundit dhe vendimtare të Grupit C1 në UEFA Nations League, ku kuqezinjve u mjafton edhe një barazim për të siguruar zyrtarisht ngjitjen në Ligën B.
Përpara këtij dueli që zhvillohet në stadiumin “Illovszky Rudolf” të Budapestit, kompanitë ndërkombëtare të basteve e shohin Shqipërinë si favorite të qartë për të marrë tre pikët.
Sipas kuotave të publikuara, fitorja e Shqipërisë vlerësohet me koeficientin 2.00, duke i dhënë skuadrës sonë rreth 50% shanse për sukses. Nga ana tjetër, barazimi rezultat që gjithashtu i shërben objektivit të Kombëtares kuotohet me 3.38, ndërsa një fitore e mundshme e Bjellorusisë shihet si skenari më pak i mundshëm, me koeficientin e lartë 4.40.
Ekspertët e basteve parashikojnë një sfidë të ekuilibruar dhe me kujdes të lartë taktik, ku opsioni “Nën 2.5 gola” ka kuotën 1.70. Sa i përket golashënuesve të mundshëm, sulmuesi Rey Manaj kryeson listën si kandidati kryesor për të gjetur rrugën e rrjetës, i ndjekur nga Cristian Shpendi dhe Arbër Hoxha. Kujtojmë se Shqipëria e kryeson grupin me 12 pikë, dy më shumë se Bjellorusia e vendit të dytë, dhe në ndeshjen e parë në Tiranë kuqezinjtë triumfuan pastër me rezultatin 2-0.
Top Channel