E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Lindshmëria ende në nivele të ulta, ekspertët: Duhen politika mbështetëse për familjet

742 lindje më  shumë se vdekje u regjistruan gjatë vitit 2026 në vendin tonë, ndërsa numri i lindjeve në tre mujorin e tretë shënoj një rritje prej rreth 13.9% krahasuar me tremujorin e dytë  të po këtij viti. Megjithatë kjo rritje nuk duket se mjafton për të dhënë sinjale të qarta pozitive për situatën demografike në vend. Sipas ekspertëve mbetet ende e e paqartë nëse këto shifra mund të konsiderohen si një tregues i përmirësimit të tendecës së lindshmërisë.

“Pavarësisht se ka një ndryshim pozitiv në treguesit e Instat për lindshmërinë është e vështirë për të arritur në konkluzione për të kuptuar nëse ka ose jo një trend. Nuk do na mjaftonte vetëm numri i lindjeve krahasuar me vdekjet. Kemi nevojë për shumë të dhëna të tjera shumë më të detajuara për të kuptuar nësë ka ndryshime pozitive ose jo, numri i  lindjeve për grua, mosha e lindjes, numri i fëmijëve për secilën grua ka dhe tregues të tjerë të cilët janë të nevojshëm për të kuptuar më mirë situatën. Për më tepër që ndryshimet janë shumë të vogla brenda një viti, dhe për të folur nëse ka apo jo ndryshim pozitiv mendoj që duhet të presim”, tha Dr. Migena Kapllanaj, studiuese

Prej vitesh tashmë popullsia në vendin tonë vijon të jetë në rënie, ndërsa faktorët që ndikojnë në këtë fenomen mbeten kryesisht të njëjtë.  

“Problemi kryesor është largimi i popullsisë në moshë riprodhuese, pra rënien më të madhe të numrit të fëmijëve dhe të lindjeve e kemi për shkak të emigracionit të brezave të rinjë”, shtoi ajo.

Reklamë

Një prej politikave që pritet të zbatohet nga korriku i vitit 2027 është bonusi i bebes i cili synon të mbështesë familjet veçanërisht ato në nevojë. Megjithatë sipas ekspertëve kjo masë konsiderohet e pamjaftueshme për të frenuar trendin e tkurrjes së popullsisë nëse nuk shoqërohet edhe me politika të tjera mbështetëse për familjet dhe nxitjen e lindshmërisë.

“Për bonusin e bebes, studimet kanë treguar që kjo ka një impakt shumë të vogël, të testuara në vende të tjera të Europës. Ka një impakt shumë të vogël në ndryshimin e këtij zvogëlimi që ne kemi. Kështu që unë mendoj që problemet e mëdha që lidhen me tregun e punës me zhvillimin ekonomik me arsimnin dhe sigurinë dhe mundësinë për të ndërtuar një ta ardhme të sigurt në Shqipëri duhet të jetë targeti kryesor për të ndryshuar këtë trend”, tha Kapllanaj

Nga ana tjetër të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se pavarësisht rritjes në raport me tre mujorin parardhës, numri i lindjeve në tremujorin e tretë të vitit 2026 ka pësuar një rënie me 10,5 %, krahasuar të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.