Korça i reziston botës digjitale/ 3,650 lexues të regjistruar në bibliotekë, të rinjtë preferojnë bestsellerët e huaj

15/11/2026 12:28

Në një kohë kur ekranet dhe rrjetet sociale duket se po marrin çdo sekondë të vëmendjes dhe kohës sonë, bibliotekat përballen çdo ditë me sfidën e mbijetesës së librit.

Në bibliotekën e Korçës janë 3,650 lexues të regjistruar një shifër që tregon se Korça vazhdon t’i rezistojë disi tundimit digjital, pavarësisht vështirësive për të mbajtur gjallë kulturën e leximit.

Ndonëse pjesa më e madhe e të rinjve duket e tërhequr nga bota online, ata që afrohen tek libri nuk mjaftohen vetëm me detyrimet e shkollës. Preferencat e tyre anojnë nga bestsellerët e huaj dhe letrarë të kohës, kryesisht romanca dhe thrillera. Nga ana tjetër, letërsia shqipe mbetet kryesisht preferencë e lexuesve të moshës së tretë.

Ndërkohë që telefoni ka marrë çdo vëmendje, beteja për ta kthyer librin në një zgjedhje të vërtetë të përditshme për brezin e ri mbetet sfiduese.

Top Channel