Ernest Muçi nuk do të jetë i gatshëm për duelin e Shqipërisë me Bjellorusinë në transfertë. Fantazisti u dëmtua në ndeshjen ndaj Finlandës, ku shënoi edhe një supergol.
Lojtari nuk u stërvit me ekipin para ndeshjes, ndërsa trajneri Rolando Maran e ka lënë jashtë grumbullimit për ndeshjen.
Mungesa e Muçit i shtohet asaj të Ylber Ramadanit, që do të jetë jashtë për shkak pezullimi, pasi plotësoi numrin e kartonëve.
Në tribunë është dërguar edhe Klevi Qefalija, ndërsa Samuele Sina, ka lënë grumbullimin për tu bashkuar me Shqipërinë U-21.
Ndeshja Bjellorusi-Shqipëri do të luhet këtë të diel, duke nisur nga ora 18:00.
© SYRI.net
De la Fuente i përgjigjet Tuchel para Spanjë-Angli: Nuk ka racizëm në Spanjë
De Bruyne mund të largohet nga Napoli
Për kreun, edhe me barazim/ Shqipëria luan sot me Bjellorusinë ndeshjen e fundit të Grupit C1Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: