42 kilometra për 2 orë, 35 minuta e 35 sekonda, Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës

15 Nëntor 2026 | 12:39

Luiza Gega është shpallur fituese e garës së maratonës për femra, në distancën prej 42 kilometrash, në edicionin e dhjetë të Maratonës së Tiranës.

Atletja shqiptare e përfundoi garën me kohën 2 orë, 35 minuta e 35 sekonda, duke siguruar vendin e parë dhe çmimin prej 5 mijë eurosh.

Ky edicion i Maratonës së Tiranës ka mbledhur rreth 5,800 pjesëmarrës. Risia e këtij viti ishte përfshirja e garës prej 5 kilometrash, me synimin për të nxitur pjesëmarrjen e më shumë qytetarëve.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit janë angazhuar rreth 600 vullnetarë, 800 punonjës policie dhe 500 punonjës të Bashkisë së Tiranës, ndërsa përgatitjet për organizimin kanë zgjatur rreth gjashtë muaj.

Maratona nisi në orën 08:00, ndërsa për shkak të zhvillimit të garës, një pjesë e akseve kryesore të kryeqytetit do të qëndrojnë të bllokuara deri në orën 16:00.

Mes rrugëve të prekura nga kufizimet janë Unaza e Vogël, bulevardi “Zogu i Parë”, Bulevardi i Ri, segmenti nga sheshi “Skënderbej” deri te sheshi “Nënë Tereza”, Rruga e Kavajës, Rruga e Durrësit, “Myslym Shyri” dhe disa akse në zonën e ish-Bllokut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve (VIDEO)

Parku Kombëtar i Llogorasë është përfshirë nga mjegulla e dendur, duke krijuar një panoramë të pazakontë në një prej atraksioneve më të bukura turistike të...
11:44 | 15/11/2026

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK-së

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi...
11:16 | 15/11/2026

Protesta e së shtunës në Tiranë, arrestohen 3 persona dhe procedohen 18 të tjerë, 44 gjoba nga policia

Tre persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, në vijim të hetimeve për aktet e dhunës të regjistruara...
10:31 | 15/11/2026