Studimi: Konsumi i rregullt i kafes ndikon në funksionimin e sistemit tretës

15 Nëntor 2026 | 13:25

Konsumimi i rregullt i kafesë mund të ndikojë në funksionimin e sistemit tretës, duke nxitur lëvizjet e zorrëve dhe duke ndikuar në përbërjen e baktereve të tyre. Ky është rezultati i një studimi të Universitetit të Kopenhagës.

Në studim morën pjesë 61 të rritur të shëndetshëm në Danimarkë. Studiuesit përdorën një kapsulë të vogël elektronike, të cilën pjesëmarrësit e gëlltitën për të monitoruar proceset në aparatin tretës.

Rezultatet treguan se personat që konsumonin nga 1 deri në 5 filxhanë kafe në ditë kishin një diversitet më të madh të mikroorganizmave në zorrë. Gjithashtu, ata paraqisnin aciditet më të ulët në zorrën e hollë dhe më shumë kontraktime të kolonit, lëvizje që ndihmojnë në kalimin e mbetjeve dhe mund të parandalojnë kapsllëkun.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se nuk është provuar ende se kafeja është shkaku i drejtpërdrejtë i këtyre ndryshimeve. Nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar ndikimin e saj në shëndetin e sistemit tretës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Diabeti, sëmundja e heshtur që prek mijëra shqiptarë, mjekët apelojnë për kontrolle në kohë

14 Nëntori shënon Ditën Botërore të Diabetit, një datë që synon të rrisë ndërgjegjësimin për këtë sëmundje dhe rëndësinë e diagnostikimit dhe trajtimit në kohë....
18:26 | 13/11/2026

Punimet për ujësjellësin dhe kanalizimet në Lin, banorët kërkojnë garanci

Në fshatin turistik të Linit po kryhen punimet për furnizimin me ujë të rrjedhshëm dhe ndërtimin e sistemit të kanalizimeve. Prej vitesh, zona vuante mungesën...
18:16 | 13/11/2026

Gjobitja e të miturit jetim, Shehi: I varfri e pëson gjithmonë më shumë, masat për të trembur protestuesit

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, komentoi rastin e të miturit jetim, i cili u gjobit...
22:21 | 10/11/2026