Sanksionet ndaj Rusisë, forcat e armatosura evropiane bastisin anijen e flotës-hije

15 Nëntor 2026 | 13:23

Forca të armatosura evropiane hipën në bordin e një anijeje-cisternë në ujërat detit Mesdhe, që dyshohej se i përkiste asaj që njihet si flota-hije e Rusisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ditën e diel Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, sipas të cilës sekuestrimi i anijes u bë më herët gjatë javës.

Trupat, pjesë e misionit IRINI të Bashkimit Evropian, hipën në anijen-cisternë që po lundronte në ujërat mesdhetare me flamur të rremë.

“BE do të vazhdojë të prishtë operacionet e flotës-hije të Rusisë në det dhe përmes mjeteve diplomatike”, deklaroi Kallas në rrjetin “X”, ku paralajmëroi miratimin e sanksioneve të reja ndaj Moskës, që do të godasin bankat, blerësit dhe kompanitë që mbështesin flotën hije.

Rusia e përdor flotën në fjalë për të shmangur sanksionet e Perëndimit ndaj industrisë së saj të naftës. Kjo bëhet duke përdorur struktura komplekse pronësie, flamuj të rremë dhe taktika të tjera të projektuara për të kamufluar origjinën e ngarkesës.

Në gusht, forcat e misionit IRINI kryen një operacion verifikimi duke hipur në anijen “MV Sun”. Një aksion i ngjashëm u verifikua edhe më herët gjatë muajit ndaj një anijeje tjetër.

Misioni IRINI nisi në mars të 2020-s. Mandati fillestar i tij parashikonte parandalimin e trafikut të armëve, mbledhjen e informacionit mbi kontrabandën e naftës, bllokimin e zinxhirëve të trafikut të qënieve njerëzore, etj.

Në tetor, mandati i operacionit u zgjat deri më 31 mars 2029, me qëllim mbrojtjen e interesave evropiane në Mesdhe dhe vijimin e misioneve të paqes dhe stabilitetit në Libi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Papa Leo XIV viziton Forcat Ajrore peruane, futet në kabinën e pilotimit të një helikopteri ushtarak (VIDEO)

Papa Leo XIV ka vizituar Forcat Ajrore të Perusë, ku është filmuar në kabinën e pilotimit të një helikopteri ushtarak, së bashku me pilotët. Pamjet...
12:01 | 15/11/2026

SpaceX shënon një tjetër arritje historike, Starship kapet në ajër nga krahët mekanikë (VIDEO)

Kompania hapësinore SpaceX ka realizuar një tjetër demonstrim të rëndësishëm teknologjik, duke kapur për herë të parë në ajër anijen kozmike Starship, përmes krahëve gjigantë...
11:53 | 15/11/2026

Aksident i rëndë në Iran, autobusi me punëtorë del nga rruga, 12 të vdekur

Dymbëdhjetë persona u vranë dhe 16 u plagosën kur një autobus që transportonte punonjës të një kompanie nafte u përmbys mbrëmë në provincën Ilam ,...
11:47 | 15/11/2026