Brazili nuk duron më, i ka ardhur në majë të hundës me trajnerin e Kombëtares së Futbollit, emër jo pak i njohur. Një vit e gjysmë më parë, Carlo Ancelotti mori drejtimin, me synimin për të rikthyer suksesin e një vendi në krizë.
Ai përfiton rreth 10 milionë euro në vit, më shumë se çdo trajner tjetër kombëtareje në botë. Por, i mungojnë rezultatet.
Kupa e Botës përfundoi me një humbje të pafalshme me Norvegjinë dhe ndeshjet miqësore nuk kanë shkuar më mirë.
Humbja 3-2 ndaj Japonisë, në Singapor, ka shkaktuar valë të ashpër kritikash nga mediat braziliane. Trajneri italian ndodhet në pozitë tejet të pasigurt.
I vetmi aleat që i ka mbetur është kreu i Federatës së Futbollit, Samir Xaud, mentori dhe miku i tij që nga fillimi. Por, ndoshta kjo nuk do të mjaftojë, ashtu siç nuk mjaftuan as dy golat e Vinicius Junior-it.
Kritik i madh i Ancelotti-t mbetet Romário, sulmuesi legjendar i cili fitoi Kupën e Botës 1994 me Brazilin, duke mposhtur Italinë në finale.
Ai kurrë nuk e ka pranuar emërimin e një trajneri italian në krye të Kombëtares dhe shpërtheu në rrjetet sociale:
Ancelotti, mjaft më! Mblidh plaçkat dhe ik! Mesazhi im, tani shkon për presidentin e Federatës, Samir Xaud: Ti je i ri, je brazilian dhe besoj se dëshiron më të mirën për futbollin tonë. Koha të tregosh se ke guximin për të marrë një vendim.