E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Interes i lartë për vaksinën HPV, garanton mbrojtje ndaj kancerit të qafës së mitrës dhe disa llojeve të tjera

Interesi për vaksinimin kundër HPV-së  vijon të jetë i lartë, që prej momentit kur kjo vaksinë u përfshi në kalendarin kombëtar. Fillimisht, procesi  nisi për vajzat 13-vjeçare, ndërsa prej 1 janari të këtij viti, edhe djemtë e kësaj moshe kanë mundësi ta kryejnë atë.

 “Vaksina ndaj HPV-së është pjesë e kalendarit të vaksnimit që në vitin 2022. Fillimisht e kemi aplikuar tek vajzat 13-vjeç . Aktualisht prej 1 janarit 2026 është pjesë e kalendarit të vaksinimit edhe për djemtë.  Ajo aplikohet me një dozë. Të gjithë djemtë dhe vajzat 13-vjeç aplikojnë atë ditë dy vaksina. Vaksinën ndaj HPV-së dhe vaksinën ndaj Tetanoz-Difterisë, të dyja vaksina shumë të rëndësishme. Vaksina ndaj HPV-së i mbron ndaj disa lloj kanceri si vajzat ashtu edhe djemtë”, tha Rovena Daja, mjeke epidemiologe

Në përgjigje të kërkesave të prindërve program i vaksinimit është zgjeruar me vaksinën e re 9-valente e cila ofron mbrojte ndaj nëntë tipeve të HPV-së të lidhura me kancerin e qafës së mitrës dhe lloje të tjera të kancerit. Ndryshe nga vaksina 4-valente, ajo ofron mbrojtje edhe ndaj pesë tipeve të tjera të virusit.

“Është një vaksinë 9-valente që përmban brenda saj 9-shtame të HPV-së, pra i mbron ato ndaj 9 llojeve të HPV-së. Fillimisht ne futëm vaksinën 4-valente dhe me kërkesa që kishim nga prindërit kaluam në vaksinën 9-valente. Ndërkohë me kërkesat e tyre përveç vajzave futëm edhe djemtë. Pjesa më e madhe e prindërve e pranojnë këtë vaksinë dhe e kërkojnë atë. Mbulesa vaksinale është mbi 50% por ka dhe shumë prindër që mund të jenë skeptik sepse ndoshta mendojnë që është  një vaksinë e re, por në fakt nuk është një vaksinë e re”, shtoi Daja.

Shefja e programit kombëtar të vaksinimit Rovena Daja bën të ditur se kërkesa për vaksnim ka pasur edhe nga vajza dhe djemë më të rritur të moshës 14 deri në 20 vjeç. Sipas saj edhe kjo grupmoshë mund të përfitojë vaksinën falas në çdo qendër shëndetësore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.