Avokati i Astrit Haraqisë: Klienti im u ndalua për 48 orë, kemi paraqitur ankesë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Astrit Haraqisë: Klienti im u ndalua për 48 orë, kemi paraqitur ankesë

    Insajderi
    15 November 2026 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati i ish-ministrit të Kosovës, Astrit Haraqija, Korab Bokshi, ka konfirmuar se klienti i tij është ndaluar për 48 orë pas arrestimit në kuadër të operacionit policor “Heshtja”, i zhvilluar në rajonin e Prishtinës.

    Në një deklaratë për Gazetën Insajderi, Bokshi ka bërë të ditur se Haraqija është intervistuar nga Policia lidhur me dyshimet për vepra penale që ndërlidhen me kontrabandimin e narkotikëve.

    Sipas avokatit, klienti i tij është pyetur edhe për disa persona, të cilët dyshohet se i njeh për shkak të figurës së tij publike.

    Bokshi ka treguar se Policia ka bastisur edhe banesën e Haraqisë, por sipas tij, gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë inkriminuese që lidhet me rastin.

    “E kanë bastisur banesën e tij, kanë bërë kontrolle, por nuk kanë gjetur asgjë inkriminuese për këtë vepër penale. E kanë ndaluar për 48 orë, unë kam bërë ankesë te gjyqtari, tash po presim”, ka deklaruar Bokshi.

    Avokati ka bërë të ditur se ka paraqitur ankesë lidhur me ndalimin e klientit të tij, ndërsa janë në pritje të vendimit të gjyqtarit.

    Ndryshe, Astrit Haraqija është në mesin e personave të arrestuar në operacionin policor “Heshtja”, i zhvilluar më 14 nëntor 2026 në rajonin e Prishtinës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark