Edicioni i 10-të i Maratonës së Tiranës ka mbledhur rreth 5800 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, duke e kthyer kryeqytetin në një arenë të madhe sportive. Një nga momentet më të veçanta të këtij edicioni ishte vlerësimi i pjesëmarrësve të grupit “Wee To”, të cilët përcollën një mesazh të fortë për gjithë përfshirjen dhe mundësitë e barabarta në sport.