Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Devoll, ku një 85-vjeçare është gjetur e pajetë në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç.
E moshuara ishte larguar nga banesa në orët e mëngjesit të sotëm, ndërsa trupi i saj u konstatua rreth orës 14:00 në ujërat e lumit.
Nga këqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja dhune në trupin e viktimës. Dyshimet e para janë se e moshuara ka humbur jetën si pasojë e mbytjes.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
