Pas uniformës së policisë, Ardit Xhajën e pret një tjetër angazhim, puna në tokën e tij. Eksperienca në Greqi dhe studimet në hortikulturë e shtynë që të krijonte një fermë organike në fshatin Qinam të Zall-Herrit.
"Jam punonjës i Policisë Bashkiake prej 4 vitesh, por pasioni im është të merrem me aktivitetin tim bujqësor. Pemtaria është një art dhe unë çdo ditë mësoj më shumë nga ky profesion.
Nëse çdo i ri ka një pronë në fshat, pse jo mos të merret me një aktivitet bujqësor: perime, pemtari, vreshtari, me kultura të ndryshme.
Disa vite më parë, kam jetuar si emigrant në Greqi, ku kam punuar në sektorin e bujqësisë, aty jam marrë me kulturat e ullirit, domatet dhe vreshtari. Pas Greqisë jam diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës për Hortikulturë dhe Mbrojtje Bimësh. Unë kam rreth 15 vite që merrem dhe çdo shërbim të pemtores unë e bëj vet," shprehet Arditi për emisionin Një nga ne.
Pas çdo sakrifice dhe çdo dite të lodhshme pune, Arditi ka një motiv të vetëm: të ardhmen e vajzës së tij.
"Kam nisur të punoj në tokat e mia për të mos i lënë djerrë dhe duke ushtruar një pasion timin dhe duke krijuar një prodhim të mirë dhe organik. Gjithmonë ferma është me trajtim organik.
Unë këtu gjej kënaqësinë dhe më ndihmon më shumë për të ardhurat e mia. Vajza është motivi që më jep forcë, për të punuar më shumë, nga mëngjesi deri në darkë, për t'ia plotësuar të gjitha dëshirat."
Nga limonat tek shegët, manderinat dhe ullinjtë, mos e humbisni ditën e tij të punës dhe kuriozitetet për secilën kulturë.
-
Bravo te qofte! Je per tu marre shembull! Te rinjte te mesojne nga ky zoteri! Bravo!
Përgjigju











Komente
Komento