Ymeri: Kosovarët paguajnë 22.4% më shtrenjtë rrymën se serbët në Veri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka pretenduar se qytetarët e Kosovës paguajnë deri në 22.4 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike sesa serbët në veri të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për atë që e ka cilësuar si dallim në çmimin e energjisë elektrike.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! me strukturën e vet instaluese në energji ka vendos që deri në 22.4% me pagu më shtrenjtë kosovarët rrymën sesa serbët në veriun e Kosovës”, ka shkruar Ymeri.

Ajo ka reaguar edhe ndaj shpërndarjes së videove ku, sipas saj, paraqitet dhe kritikohet publikisht.

“Mund të vazhdoni me shpërnda video ku paraqitem dhe linçohem”, ka shtuar deputetja e LDK-së.

Ymeri ka thënë se pasojat e këtij dallimi, sipas saj do të ndihen nga qytetarët përmes faturave të energjisë elektrike.

“E vërteta, pa dyshim se i vjen secilit në terr, në ftohtë e në fatura”, ka përfunduar deputetja nga Ferizaj.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika