39-vjeçari nga Paskuqani gjendet i pajetë në makinën e vëllait

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.11.2026, 15:21

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu”, në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për shtetasin D. D., banues në Paskuqan. Automjeti ku u gjet trupi i tij ishte në pronësi të vëllait.

Nga verifikimet e para në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 39-vjeçarit. Për këtë arsye, dyshimet paraprake janë se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit