Imeri: Ish-ministrat e BDI-së morën pjesë në vendimin për aksionet shtetërore që përfunduan te Davor Macura i Alta Bankës

VLEN ka bërë publike dokumente që, sipas partisë, tregojnë se ish-funksionarë të BDI-së kanë qenë të përfshirë në shitjen e aksioneve shtetërore të “Bankës Ekonomike” në Manastir, e cila sot quhet “Alta Banka Maqedoni”.

Partia thotë se vendimi u mor më 6 qershor 2023, gjatë seancës së 158-të të Qeverisë, në të cilën morën pjesë Artan Grubi, Fatmir Besimi, Bujar Osmani dhe Kreshnik Bekteshi. Dokumenti për shitjen e aksioneve mban firmën e Artan Grubit dhe u botua në “Gazetën Zyrtare” më 13 qershor 2023.

Të lidhura

None found

Sipas pretendimit të VLEN-it, ky vendim ka lidhje me transaksionet e mëvonshme të aksioneve nëpërmjet kompanisë “AS Senjak”, si edhe me një kredi prej 5 milionë eurosh të marrë nga Alta Banka në Beograd.

Në komunikatën e saj, VLEN vlerëson se dokumentet e “Gazetës Zyrtare” dhe procesverbalet qeveritare përbëjnë provën më të fortë se rasti i “Alta Bankës” nuk ka të bëjë me transaksione të rastësishme afariste, por me një operacion të koordinuar.

VLEN i ka kërkuar Prokurorisë Publike dhe Drejtorisë së Inteligjencës Financiare të zgjerojnë hetimin dhe të marrin në pyetje ish-funksionarët e BDI-së që morën pjesë në miratimin e vendimeve.


Shtuar më 15.11.2026 16:13

Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobet