Në kuadër të COP31, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, u takua me drejtorin e Përgjithshëm të Aleancës Ndërkombëtare të Energjisë Diellore (ISA), Ashish Khanna.
Biseda u përqendrua te mundësitë e bashkëpunimit për zhvillimin e energjisë diellore në Kosovë dhe te potenciali i vendit për të prodhuar energji të pastër.
Të lidhura
None found
Pacolli vuri në dukje rolin e energjisë diellore në tranzicionin energjetik dhe në uljen e varësisë së Kosovës nga qymyri.
Palët trajtuan gjithashtu mbështetjen teknike, financimin e mundshëm të projekteve solare, ruajtjen e energjisë me bateri dhe shtimin e fleksibilitetit të rrjetit energjetik.
Gjatë takimit u shpreh edhe gatishmëria për të shqyrtuar anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Ndërkombëtare të Energjisë Diellore. Një hap i tillë mund të hapë mundësi të reja për investime, ekspertizë ndërkombëtare dhe zhvillimin e sektorit të energjisë së pastër në vend.







