Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë “Heshtja”, të zhvilluar më 14 nëntor në rajonin e Prishtinës, nën dyshimin për përfshirje në kontrabandim të narkotikëve.
Avokati i tij, Korab Bokshi, konfirmoi se Haraqijës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ai deklaroi se gjatë bastisjes në banesën e klientit të tij nuk është gjetur asgjë inkriminuese dhe mohoi përfshirjen e tij në veprën penale.
Në operacion janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa janë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, 16 mijë euro para të gatshme, gjashtë vetura, armë zjarri, ora luksoze dhe sende të tjera me vlerë. Vlera e përgjithshme e substancave dhe aseteve të sekuestruara vlerësohet në rreth 301 mijë euro.

