Pas konstatimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues, Komisioni Disiplinor i QKUK-së vendosi të pezullojë katër punonjës.
Vendimi u bë i ditur nga drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Elvir Azizi, gjatë mbledhjes së radhës të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).
Të lidhura
None found
Në këtë mbledhje, Bordi Drejtues i kërkoi Drejtorisë së Përgjithshme të raportojë rregullisht, në çdo mbledhje, për ecurinë e procedurave disiplinore dhe masat e marra.
SHSKUK bëri të ditur se çdo rast do të trajtohet me seriozitet dhe sipas procedurave në fuqi, me synimin për të forcuar përgjegjësinë institucionale në administrimin e barnave dhe materialit shpenzues.







