Sunday, November 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Radja Nainggolan përballet me gjykatë në Belgjikë, i kërkohen 2 vjet burg

timoni.al by timoni.al
November 15, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Radja Nainggolan përballet me gjykatë në Belgjikë, i kërkohen 2 vjet burg
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Radja Nainggolan u paraqit të premten para gjykatës penale të Brukselit, i akuzuar për pastrim parash, të lidhur në mënyrë të tërthortë me trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika e Jugut. Sipas të përditshmes A Bola, Prokuroria belge ka kërkuar dënimin e tij me dy vite burg, ndërsa për personat që dyshohet se udhëhoqën organizatën kriminale ka kërkuar 14 vite burg dhe një gjobë prej 800 mijë eurosh. Avokatët e Nainggolanit kanë kërkuar pafajësinë e plotë të tij.

Organi i akuzës pretendon se ish-futbollisti i përfaqësueses belge ka marrë 105.500 euro në para të gatshme me origjinë të paligjshme nëpërmjet Nasr-Eddine Sekkakit, vëllait më të vogël të të dënuarit për krime Ashraf Sekkaki. Më pas, Nainggolan dyshohet t’i ketë depozituar këto para në shtatë këste në llogarinë bankare të nënës së Sekkakit, ndonëse ishte në dijeni të origjinës së paligjshme të shumës.

I pyetur nga gjyqtari për arsyet e këtyre transaksioneve me një person me të cilin kishte njohje rastësore, futbollisti u përgjigj: “Kisha nevojë për para. Nuk mendoja se kush ishte, çfarë bënte apo nga vinin ato para”. Avokati i tij, Omar Souidi, paraqiti vështirësitë e rënda financiare që përfshinë Nainggolanin në vitin 2020, pas divorcit: rënia nga një pagë mujore prej 450 mijë eurosh te Interi në vetëm 10 mijë euro pas rikthimit në Belgjikë e bëri të papërballueshëm detyrimin mujor prej 45 mijë eurosh për mbajtjen e familjes dhe çoi në ngrirjen e llogarive të tij bankare në Itali.

Mbrojtja e përshkroi klientin si “një spektator të thjeshtë” që përfundoi në “një makth surreal” pas dy ditësh në qeli dhe ekspozimit ndaj një fushate të gjerë mediatike. Ajo theksoi përpjekjet e ligjshme të Nainggolanit për likuiditet financiar, duke përmendur tërheqjen e mjeteve nga fondi i pensionit dhe një huazim nga kunati, si dhe kërkimin e ndihmës financiare nga Sekkaki, të njohur si sipërmarrës në ndërtim.

Edhe avokati i Nasr-Eddine Sekkakit, Frédéric Thiebaut, kërkoi pushimin e çështjes ndaj klientit të tij, duke argumentuar se transaksionet ishin të gjurmueshme përmes sistemit bankar dhe se paratë e dhëna hua vinin nga aktivitetet e tij në sektorin e pasurive të paluajtshme. “Për rrjedhojë, origjina e ligjshme e parave është provuar në mënyrë të pakundërshtueshme,” deklaroi ai.

Previous Post

Odisea Dhima: I kërkoj falje vëllait tim Pirro — deklaratë pas arrestimit për trafikim dhe furnizim me anabolikë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al