Gastriti eroziv dhe hemorragjik, dëmtimet e mukozës së stomakut mund të shkaktojnë komplikacione
Gastriti eroziv dhe ai hemorragjik janë forma më të ndërlikuara të inflamacionit të mukozës së stomakut, të cilat mund të shoqërohen me dëmtime të sipërfaqes së saj dhe gjakderdhje. Mjekja gastrohepatologe Erjola Gjika shpjegon këto dy forma të gastritit, fillimisht ndalemi te karakteristikat e tyre dhe faktorët që ndikojnë në shfaqjen e tyre.
” Është dëmtimi i mukozës së stomakut, por që shoqërohet edhe me erozione, me gërvishtje, me dëmtim që të cilat shoqërohet pastaj me hemorragji. Vjen pacient për një ankesë standarde dhimbje e stomakut në, neveri, fryrje ose mund të vijnë edhe me ankesa madhore sikurse janë të vjella me gjak, melena, defekim me ngjyrë të zezë. Alkoli është shkaktarët kryesorë që mund të japi gastriteroziv. Përdorimi i medikamenteve anti-inflamatorio medikamente e tjera që mund të ndikohen janë aspirina dhe antikoagulantë e tjerë.”, thotë Erjola Gjika, mjeke gastro-hepatologe
Diagnostikimi i saktë përcakton dhe mënyrën e trajtimit.
“Diagnostikimi i gastrit dhe hemorragjik është me endoskopi. Në varësi të tyre punohet. Ka raste kur keni nevojë me punuar mekanikisht. Bëjmë sklerotizim të enës, të hemorragjisë kur është diçka që duhet me ndikuar, përndryshe mandej kam normalisht medikamente që përdoren, frenues pronës porfronike, dietë me gjëra të lëngshme të ftohta. Është një sëmundje që rikuperohet shpejt kur kapet kohën e duhen, rikuperohet shumë shpejt.“, thekson Gjika.
Kujdesi ndaj shëndetit të stomakut dhe konsultimi me mjekun në rast të simptomave shqetësuese ndihmojnë në diagnostikimin dhe trajtimin në kohë të këtyre patologjive. Gjakderdhja nga stomaku kërkon vlerësim të menjëhershëm mjekësor.
Gazetare: Blerta Cina/ Operator: Medin Guri/ Montazhi: Laidan Dani
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



