Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot përballë Bjellorusisë ndeshjen e saj të fundit në Grupin C1 të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë luajnë në Budapest duelin vendimtar për fatin e grupit me mungesën e Ernest Muçit të dëmtuar, si dhe të Ylber Ramadanit të pezulluar. Për të zëvendësuar mesfushorin me tipare mbrojtëse, Maran ka zgjedhur Shehun.
Ndërkohë, në vend të Muçit, në ndihmë të Manajt është vendosur Hoxha, i spostuar më majtas. Ndërsa Laçi kalon djathtas ku vepronte Muçi pak ditë më parë përballë Finlandës.
Formacionet zyrtare:













