Guardiola pritet të mos pranojë drejtimin e SHBA-së pas largimit të Pochettinos

Pep Guardiola pritet të mos e pranojë një ofertë të mundshme për t’u bërë përzgjedhës i përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas largimit të Mauricio Pochettinos.

Gazeta britanike The Telegraph raporton se trajneri spanjoll synon të pushojë për një vit pas përfundimit të periudhës së tij te Manchester City dhe nuk planifikon t’i rikthehet menjëherë futbollit.

Të lidhura

None found

Federata Amerikane e Futbollit pritet të kontaktojë Guardiolën ndërsa kërkon zëvendësuesin e Pochettinos. Ky i fundit është në rrugë për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit pasi të mbyllë angazhimet me përfaqësuesen amerikane.

Megjithatë, 55-vjeçari nuk duket i gatshëm të heqë dorë nga pushimi i planifikuar për të drejtuar një përfaqësuese.

Guardiola e ka refuzuar më parë mundësinë për të drejtuar Kombëtaren e Italisë. Për të kishte shfaqur interes edhe Anglia, përpara se të emëronte Thomas Tuchelin në vitin 2024.

Në këto rrethana, Shtetet e Bashkuara mund të duhet të kërkojnë kandidatë të tjerë për të zëvendësuar Pochettinos.


Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobet