ZYRTARE/ Publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë, ja 11-shja që hedh në fushë Rolando Maran Procesi i rikuperimit të Rodrit po ecën në mënyrë të shkëlqyer. Sipas të përditshmes spanjolle AS, mesfushori spanjoll mund të kthehet në fushat e lojës më shpejt nga sa është parashikuar.
Kujtojmë se Rodri ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral në këmbën e djathtë në 3 nëntor gjatë ndeshjes me Aston Villa në Ligën e Kampioneve.
Edhe pse në komunikatën zyrtare, Barcelona nuk e bëri të ditur kohën e rikuperimit të tij, të dhënat që dolën nga klubi katalanas folën për qëndrim të tij jashtë fushave të lojës për 4-5 javë. Por në fakt u spekulua për datën e lkthimit në fushë të futbollistit; në 8 dhjetor, një datë që përkon me ndeshjen e Camp Nout me Manchester City në raundin e 6 të Ligës së Kampioneve.
Ndërkohë, plani për rikthimin e Rodrit ka ndryshuar ndjeshëm në mënyrë pozitive. Ecuria e mirë e rikuperimit të tij ka bërë që të caktohet një datë e re për rikthimin në fushë: 2 dhjetori, në ndeshjen kundër Atlético Madridit, e vlefshme për kampionatin, por e zhvilluar më herët për shkak të angazhimit në Superkupën e Spanjës.
Por te Barcelona ka shumë optimizëm edhe për Dani Olmon, i cili pritet të jetë i disponueshëm për Hansi Flick që në ndeshjen me Villarrealit menjëherë pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve. Në rastin e Olmos, që u dëmtua në aduktorin e këmbës së majtë në ndeshjen e 20 tetorit ndaj PSG, do të plotësohen parashikimet që ishte qëndrimi i tij jashtë fushave të lojës për 1 muaj.
Top Channel