Një tjetër sukses ndërkombëtar për nxënësin Loris Qose nga Cërriku. Ai ka fituar medaljen e 12-të në karrierën e tij, këtë herë të artë, në ASEF 2026, në kategorinë Histori–Gjeografi.
Qose është vlerësuar me çmimin Gold Award për projektin kërkimor “Harmonia e Kozmosit: Arkitektura Hapësinore dhe Mekanika Orbitale e Sistemit tonë Diellor”.
Përmes një postimi, nxënësi ka ndarë emocionet për këtë arritje, duke falënderuar mbikëqyrësen e projektit, Denada Canaj, si dhe akademikët Mimoza Hafizi dhe Elisabeta Peti për mbështetjen dhe orientimin shkencor. Mirënjohje ka shprehur edhe për mësuesen e matematikës, Flutura Hoxholli.
Nxënësi i shkollës “7 Marsi” në Cërrik është shpallur më herët fitues i vendit të parë në Matematikë dhe vendit të tretë në Kimi në olimpiadën ndërkombëtare “Neo Science Olympiad”, të zhvilluar në Orlando të SHBA-së.
Medalja e 12-të konfirmon një tjetër arritje në rrugëtimin e tij në fushën e dijes dhe kërkimit shkencor.
© SYRI.net