Një tjetër kampion bote për Barcelonën, vetëm se ka një hendek të madh në mes që duhet zgjidhur

15 Nëntor 2026
17:13
Telesport
back button

Pas transferoi Rodri-n gjatë verës së fundit, Barcelona po punon për të transferuar një tjetër kampion bote gjatë merkatos së ardhshme verore. Bëhet fjalë për Pedro Porro, mbrojtësin e djathtë të Tottenham, i cili dëshiron të transferohet te katalanasit sa më shpejt, bën me dije Sport.

Spanjolli shihet si profili ideal për të plotësuar krahun e djathtë të katalanasve, duke ditur që Jules Kounde do të largohet verën e ardhshme. Porro është padyshim përforcimi ideal për skemat dhe sistemin e Hansi Flick.

Megjithatë, kjo lëvizje nuk do të jetë aspak e lehtë. Porro është nën kontratë me klubin londinez deri në vitin 2031 me opsion zgjatjeje edhe për një vit tjetër dhe Tottenham e vlerëson atë 70-80 milionë euro.

Në anën tjetër, sipas Sport, Barcelona është në gjendje të ofrojë jo më shumë se 50 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit