Shtohen kërkesat për vaksinën MRP pas konfirmimit të rasteve me fruth

Shfaqja e rasteve të fundit me fruth ka rritur shqetësimin e prindërve dhe interesimin e tyre për vaksinimin e fëmijëve me vaksinën MRP.

Pediatrja Albina Bektashi Qerimi konstaton një rritje të kërkesave për vaksinim dhe u bën thirrje prindërve të ndjekin kalendarin e përcaktuar të imunizimit.

Të lidhura

None found

“I ftojmë prindërit që fëmijët në kohë të marrin vaksinën. Ato janë të sigurta, nuk shkaktojnë atë që pretendojnë prindërit dhe përbëjnë mënyrën më të sigurt për mbrojtjen dhe parandalimin e sëmundjes. Numri dukshëm është rritur prej ditës së djeshme, ku sot janë marrë diku 20 MRP, gjë që nuk ka ndodhur muajin e kaluar”, deklaroi pediatrja Albina Bektashi Qerimi. 05:22

Shqetësimi i prindërve është shtuar edhe nga ngatërrimi i shenjave të varicelës me ato të fruthit. Sipas pediatres, bëhet fjalë për dy sëmundje të ndryshme dhe nuk ka arsye për panik.

“Të dyja sëmundjet janë infektive dhe në të dyja rastet fillojnë me temperaturë të lartë. Megjithatë, pamja klinike ndryshon, veçanërisht në mënyrën se si shfaqen ndryshimet në lëkurë. Tek varicela ato shfaqen pas pak ditësh, ndërsa tek morbili kur temperatura nis të bjerë. Komplikimet janë shumë më të mëdha te morbili se te variçela”, deklaroi Albina Bektashi Qerimi, pediatre.

Deri tani janë konfirmuar 5 raste me fruth. Dy prej të prekurve janë foshnja nën 12 muaj, të cilat ende nuk e kanë arritur moshën për vaksinim. Në dispozicion ndodhen 14,000 vaksina MRP, ndërsa nëse do të ketë nevojë, mund të sigurohen edhe doza të tjera.


Shtuar më 15.11.2026 17:44

Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobet