"E pafytyrë, lojtare e fëlliqur” - Arlinda harron pëlqimin ndaj Norës dhe debatojnë me tone të larta
Arlinda Morina (Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube)
Një tjetër debat i ashpër ka tensionuar atmosferën në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, këtë herë mes Likit dhe Norës.
Dy banorët janë përfshirë në një përplasje verbale, gjatë së cilës nuk kanë munguar akuzat dhe fjalët fyese ndaj njëri-tjetrit.
Gjatë debatit, Liki iu drejtua Norës me ofendimet “e pafytyrë” dhe “lojtare e fëlliqtë”, duke e përshkallëzuar edhe më shumë situatën mes tyre.
Përplasja dëshmoi edhe një herë se raportet mes banorëve po bëhen gjithnjë e më të tensionuara, ndërsa mosmarrëveshjet po shndërrohen në debate të ashpra.
Këto përplasje po i shtohen dinamikave të shtëpisë, ku strategjitë e lojës, qëndrimet dhe raportet personale po ndikojnë vazhdimisht në marrëdhëniet mes konkurrentëve. /Telegrafi/
- YouTube youtu.be
Nga
Telegrafi
23 minuta më parë
Top Lajme
Ferma VIP
Jobs
Real Estate




































