Dy anije cisternash nafte janë përfshirë nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pasi kanë goditur mina detare.

Garda Revolucionare Iraniane (IRG) e konfirmoi këtë në një deklaratë të lëshuar nga agjencia iraniane e lajmeve ISNA.

"Dy anije cisternash nafte që po kalonin zonën e kufizuar jugore të Ngushticës së Hormuzit u goditën nga një shpërthim i madh pasi kanë goditur mina detare", thanë ata.

Sipas ISNA-s, njëra nga dy anijet është një supercisternë.


Lajmi kryesor:

Lufta në Lindjen e Mesme/ Irani përshkallëzon sulmet, godet me dronë bazën ushtarake amerikane në Bahrein