Aksident mes tre automjeteve në Prishtinë, katër persona të lënduar

15 Nëntor 2026 | 18:10

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 14:00, në kilometrin e 40-të të autostradës, në zonën e Duhlës së Suharekës.

Sipas Hoxhës, ekipet përkatëse kanë dalë në vendngjarje, ndërsa Njësia për Kontrollin e Autostradave është duke u marrë me rastin dhe po heton shkaqet që çuan në aksident.

Sa i përket gjendjes shëndetësore të të lënduarve, zëdhënësi i Policisë tha se për shkallën e lëndimeve duhet të kontaktohen shërbimet shëndetësore.

Në reagimin e tij, Hoxha u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në trafik, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e qarkullimit.

Ai paralajmëroi gjithashtu se Policia e Kosovës do të vijojë kontrollet në terren dhe do të marrë masa ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Më 17 nëntor shpallet vendimi për Hashim Thaçin dhe të bashkëakuzuarit në Hagë

Më 17 nëntor, në orën 10:00, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të shpallin aktgjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër...
10:12 | 15/11/2026

Katër vjet nga largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në veri të Kosovës

Katër vjet pasi gjyqtarët dhe prokurorët serbë në veri të Kosovës dhanë dorëheqje, vendet e tyre të punës vazhdojnë të jenë të paplotësuara. Pavarësisht thirrjeve...
21:06 | 13/11/2026

Radoiçiç është larguar drejt Rusisë?

Ish-inspektori i pavarur i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), Milan Zvezdanoviç, ka deklaruar se, sipas informacioneve jozyrtare që disponon, Milan Radoiçiç është...
18:36 | 13/11/2026