Aeroporti i Ohrit pritet të ketë këtë vit nga 370.000 deri në 400.000 udhëtarë, ndonëse parashikimi për të deri në vitin 2030 ishte 130.000 udhëtarë. Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Në një postim në profilin e tij në Fejsbuk, Nikolloski njoftoi se numri i përgjithshëm i udhëtarëve në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit këtë vit po i afrohet shifrës 4.000.000. Sipas tij, kjo përbën një rritje të konsiderueshme krahasuar me 2.400.000 udhëtarë në vitin 2024.
Të lidhura
None found
Nikolloski tha se politikat e qarta mbështetëse të kësaj Qeverie dhe lidhjet e reja të hapura kanë ndikuar në shtimin e ndjeshëm të turistëve, duke ndihmuar njëkohësisht edhe ekonominë lokale.








