Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan ndeshjen e fundit në Grupin C1 të Ligës së Kombeve përballë Bjellorusisë, në një sfidë që po zhvillohet në Budapest.
Kuqezinjtë kanë kërkuar golin që në minutat e para të takimit, duke krijuar disa raste të rrezikshme përpara portës kundërshtare.
Rasti më i spikatur deri në minutën e 17-të ishte ai i Kristjan Asllanit, i cili ishte shumë pranë realizimit të një goli spektakolar. Mesfushori provoi nga jashtë zone por topi preku traversën e duke përfunduar më pas jashtë.













