Shqipëria kalon në avantazh ndaj Bjellorusisë, Rey Manaj tund rrjetën në minutën e 28-të!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.11.2026, 18:42

Kombëtarja shqiptare ka zhbllokuar rezultatin në përballjen ndaj Bjellorusisë. Në minutën e 28-të, ishte Rey Manaj ai që dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh 0-1.

Sulmuesi shqiptar kontrolloi dhe mbrojti bukur topin, përpara se të lëshonte një goditje të fortë, që përfundoi në fundin e rrjetës. Një gol i rëndësishëm për Shqipërinë, që tashmë merr epërsinë në këtë sfidë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit