Kronikë
Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, dy automjete përplasen pranë fshatit Humelicë
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin kombëtar Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Humelicë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë shpejtësia e lëvizjes së automjeteve, si dhe lagështira në asfalt për shkak të reshjeve të shiut.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




