Partia konservatore Popullore e Spanjës (PP) prezantoi të martën në Madrid programin e saj elektoral, në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 29 nëntorit. Pothuajse të gjitha kompanitë e sondazheve parashikojnë krijimin e një koalicioni mes PP-së dhe partisë së ekstremit të djathtë Vox.
PP-ja i kishte paraqitur disa prej këtyre masave edhe më parë në dokumentin “Kontrata me Spanjën” — një listë angazhimesh e modeluar sipas dokumentit “Kontrata me Amerikën”, të republikanëve amerikanë të vitit 1994 — të cilin kreu i PP-së, Alberto Núñez Feijóo, e nënshkroi më 19 tetor. Masat pasqyrojnë gjithashtu qëndrimet e Partisë Popullore Europiane në Parlamentin Europian.
Pesë mënyrat se si PP-ja synon ta çojë Spanjën në një drejtim rrënjësisht të ndryshëm pas tetë vitesh qeverisjeje socialiste.
1. Masa më të ashpra ndaj emigracionit
PP-ja synon të ashpërsojë qëndrimin e Spanjës ndaj emigracionit, një ndryshim që përputhet me qëndrimet e Vox-it.
Konservatorët “do të nxisin marrëveshje për krijimin e qendrave të kthimit në vende të treta”, duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera të BE-së, si Danimarka dhe Gjermania, të cilat tashmë po e shqyrtojnë këtë mundësi. Ata do të propozojnë dëbimin si “procedurë standarde” për emigrantët e dënuar për vepra penale seksuale, të dhunshme dhe për shkelje të përsëritura të ligjit.
Partia do të ndalojë legalizimet masive të ardhshme, siç ishte vendimi i kryeministrit Pedro Sánchez për t’u dhënë status të ligjshëm 500 mijë personave, të cilin Feijóo e ka kritikuar ashpër. PP-ja do ta bëjë gjithashtu të detyrueshme që shtetasit e huaj që duan të rinovojnë lejen e qëndrimit të përkohshëm të nënshkruajnë një “marrëveshje integrimi”, të mësojnë spanjisht dhe të njihen me “Kushtetutën dhe vlerat e BE-së”.
Alberto Núñez Feijóo mbërrin në një ceremoni përkujtimore shtetërore në Valencia, Spanjë, më 29 tetor 2025
Siç raportoi fillimisht POLITICO në rubrikën Madrid Playbook, pesë centrale bërthamore do të përfitonin nga zgjatja e licencave të funksionimit. PP-ja do të lehtësojë gjithashtu rregullat klimatike, duke i dhënë “fund imponimit të afateve kohore jorealiste”, bazuar në tre faktorë: “Çfarë po ndodh në pjesën tjetër të botës, teknologjia që është aktualisht në dispozicion dhe ndryshimet në kërkesë”.
Për sa u përket qendrave të të dhënave, programi kërkon rritjen e kapacitetit të rrjetit elektrik për të përmbushur kërkesën e Spanjës. Në aspektin fiskal të energjisë, dokumenti propozon “heqjen e menjëhershme të taksës prej 7% mbi prodhimin e energjisë elektrike dhe uljen e tarifave fikse në kontratat e energjisë”.

Emigrantë dhe pjesëtarë të Gardës Civile spanjolle shihen në plazhin Tarajal në Ceuta, më 31 korrik 2026
3, Qetësi në politikën e jashtme
Ndërsa Sánchez ka qenë veçanërisht aktiv në politikën e jashtme, duke kritikuar Izraelin për luftën në Gaza dhe administratën amerikane, e duke u distancuar herë pas here nga qëndrimet e shumicës së partnerëve të tij europianë, PP-ja do të mbajë një profil më të ulët.
Konservatorët synojnë një politikë “të qëndrueshme dhe të parashikueshme”, të përqendruar në përafrimin e Spanjës me konsensusin më të gjerë europian dhe në vendosjen e marrëdhënieve me Amerikën Latine si përparësi.
PP-ja, e cila zakonisht dominohet nga figura proatlantiste, bën gjithashtu thirrje për një “marrëdhënie të ekuilibruar dhe të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës”. Ky qëndrim shënon një ndryshim toni krahasuar me marrëdhëniet e tensionuara mes Sánchez-it dhe presidentit amerikan Donald Trump.
Në krahun jugor, PP-ja do të ndjekë një “politikë ekuilibri me Marokun dhe Algjerinë”, por shmang një qëndrim më të ashpër ndaj Rabatit pas krizës së korrikut në Ceuta. Për Saharanë Perëndimore, çështje për të cilën socialistët bënë një ndryshim të madh qëndrimi duke mbështetur planin maroken të autonomisë të vitit 2007, PP-ja thotë se do të mbështesë përpjekjet e Kombeve të Bashkuara, por nuk shkon deri aty sa të kërkojë vetëvendosjen e popullit saharaui.
4. Një milion banesa më shumë
Për çështjen e strehimit, një nga temat më të debatueshme të fushatës, PP-ja premton ndërtimin e një milion banesave përmes një ligji të ri për tokën dhe thjeshtimit të procedurave për marrjen e lejeve të ndërtimit dhe rinovimit. Ajo propozon gjithashtu uljen e TVSH-së nga 10% në 4% për blerësit nën 40 vjeç që blejnë banesë për herë të parë.

Alberto Núñez Feijóo mbërrin në një ceremoni përkujtimore shtetërore në Valencia, Spanjë, më 29 tetor 2025
Partia premton shfuqizimin e ligjit për strehimin, i cili u lejon qeverive rajonale të vendosin kufizime për qiratë në të ashtuquajturat “zona të tensionuara”, pra në zona të qyteteve që përballen me presion të shtuar nga turizmi dhe mungesa e banesave me qira. PP-ja argumenton se këto kufizime pakësojnë ofertën e banesave me qira dhe, si pasojë, rrisin çmimet. Ajo kërkon gjithashtu lehtësira tatimore për qiramarrësit dhe pronarët që rinovojnë kontratat e qirasë.
PP-ja premton që dëbimi i personave që pushtojnë banesa pa të drejtë të mund të kryhet brenda 48 orëve. Në kuadër të fushatës kundër pushtimit të paligjshëm të pronave, ajo i ka dhënë një rol të rëndësishëm kryetarit të bashkisë së Badalonës, Xavier García Albiol.
5, Riformatimi i sistemit gjyqësor dhe medias
Disa nga propozimet kryesore të PP-së lidhen me rinovimin e institucioneve, pasi partia i ka akuzuar socialistët se po “pushtojnë” shtetin dhe po “anashkalojnë mekanizmat e kontrollit”.
Konservatorët propozojnë që 12 anëtarët gjyqtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Gjyqësorit të zgjidhen nga vetë gjyqtarët, në vend që të përzgjidhen përmes partive kryesore politike. Ata kërkojnë gjithashtu kritere më të rrepta për pranueshmërinë e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
PP-ja propozon edhe ndryshime në transmetuesin publik RTVE dhe në institucione të tjera që i ka kritikuar si tepër të afërta me qeverinë, si Qendra për Kërkime Sociologjike, institucioni publik që kryen sondazhe.
Partia do të kërkojë auditimin e institucioneve publike brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Politico