Shqipëria ka dyfishuar epërsinë në përballjen ndaj Bjellorusisë.

“Kuq e Zinjtë” arritën të shënojnë edhe në golin e dytë, në kohën më të mirë, kur Bjellorusia ishte më kërkuese.


Ishte mbrojtësi i krahut Elseid Hysaj që shënoi nga distanca për ta lënë portierin vendas të shokuar dhe dërguar rezultatin në 0-2.

Goditja e Hysajt nuk u ndalë më së miri nga portieri dhe kësisoj përfundoi brenda rrjetës (57’) - VIDEO.

Kësisoj, Shqipëria është shumë afër ta sigurojë avancimin në Ligën B të Ligës së Kombeve./Telegrafi/