Hysaaaaaaaaj…. Shqipëria në avantazh të dyfishtë ndaj Bjellorusisë (video)

15 Nëntor 2026
19:19
Telesport
back button

Shqipëria ka gjetur golin e dytë në “Illovszky Rudolf” në Budapest në ndeshjen e fundit në grup ndaj Bjellorusisë. Ishte Elseid Hysaj që dyfishoi shifrat në minutën e 57-të, pas asistit të Rei Manaj dhe falë devijimit të mbrojtësit kundërshtar, topi përfundoi në rrjetë. SHIKOGOLIN

Ky është goli i tretë për Hysaj-n me fanellën e Kombëtares kuqezi. Shqipëria kryeson 0-2 dhe po shkon drejt fitores së sigurt duke arritur kështu objektivin kryesor.

Shqipëria është drejt mbylles së grupit në vendin e parë, që do të thotë që sezonin e ardhshëm do të luajë në Liga B si dhe do të ketë një mundësi për të shkuar në Euro 2028, përveç kualifikueseve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit