Zjarri në bazën ushtarake në Kanada, shkon në 5 numri i viktimave! 24 të tjerë në spital
Numri i të vdekurve nga zjarri masiv që shpërtheu në tetor në një bazë ushtarake në provincën kanadeze të Albertës është rritur në pesë, pasi një ushtar tjetër ndërroi jetë nga plagët e marra pas katër javësh në spital.
Siç njoftuan Forcat e Armatosura Kanadeze, ushtari Dal Bianco ndërroi jetë më 13 nëntor, për shkak të lëndimeve që pësoi gjatë zjarrit.
Me vdekjen e tij, numri tragjik i të vdekurve tani është pesë, ndërsa 24 ushtarë janë ende të shtruar në spital.
Zjarri shpërtheu më 17 tetor në një poligon qitjeje në Bazën Ushtarake Wainwright në provincën perëndimore të Albertës gjatë një stërvitjeje.
Erërat e forta që frynin në zonë ndihmuan në përhapjen e shpejtë të zjarrit, i cili mori përmasa të mëdha dhe u shtri përtej kufijve të instalimit ushtarak.
Katër javë pas incidentit, pasojat e zjarrit mbeten veçanërisht serioze, pasi dhjetëra ushtarë ende po përballen me plagët që pësuan.
Tensionet në Detin e Kinës Jugore, Australia dhe Filipinet nënshkruajnë një pakt të ri mbrojtjeje
Shkollë për Babagjyshët në Londër, leksione për gjuhën e shenjave dhe si t’u përgjigjen pyetjeve të vogëlushëve
Kundër planeve të qeverisë për financimin e mediave publike, mijëra persona protestojnë në Pragë
- 19:35 Protestë para Kryeministrisë, të rinjtë gjuajnë topa futbolli (VIDEO)
- 19:30 Hysaj dyfishon avantazhin, Shqipëria shkon në 2-0 ndaj Bjellorusisë
- 19:23 Tensionet në Detin e Kinës Jugore, Australia dhe Filipinet nënshkruajnë një pakt të ri mbrojtjeje
- 18:58 Shqipëri–Bjellorusi, kuqezinjtë kalojnë në avantazh 1-0 me golin e Rey Manajt
- 18:56 Shkollë për Babagjyshët në Londër, leksione për gjuhën e shenjave dhe si t’u përgjigjen pyetjeve të vogëlushëve
- 18:46 Kundër planeve të qeverisë për financimin e mediave publike, mijëra persona protestojnë në Pragë