Shqipëria ka fituar me rezultat 0:2 ndaj Bjellorusisë, në ndeshjen vendimtare të Ligës së Kombeve, duke siguruar vendin e parë në Grupin C1 dhe promovimin direkt në Ligën B.
Pas asistimit të golit të parë, Elseid Hysaj shënoi golin e dytë në minutën e 57-të, duke vulosur fitoren e Shqipërisë.
Goli i parë u shënua nga Rey Manaj.
Kjo fitore i mundëson Shqipërisë rikthimin në nivelin e dytë të Ligës së Kombeve, pas rënies në Ligën C.